Mickoski siguron derivatet e naftës pavarësisht krizës globale: shteti ka rezerva të mjaftueshme

“Sot, në kushte krize, jo dy vjet të plota, por një vit e gjysmë, kemi 150-160 mijë ton qymyr të depozituar në dy depot në Manastir dhe në Kërçovë, kemi akumulime prej rreth 40 përqind të sasisë së ujit, sasi të siguruara të gazit deri në muajin prill të nevojshme për ngrohjen e Shkupit, dhe aktualisht SHA EMV, më parë ELEM, eksporton gjatë orëve të natës me vlerë që i sjell kompanisë rreth 100 deri 150 mijë euro në ditë, në varësi të sasisë dhe çmimit në bursë atë ditë. Dhe kjo është situata në kushte të krizës më të madhe energjetike, për të cilën ekspertët thonë se është më e madhe se ajo krizë energjetike në vitet 70-të të shekullit të kaluar”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.