Irani paralajmëron sulme ndaj çdo tentative për pushtimin e ishullit kyç për eksportet e naftës

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për pushtimin e një ishulli iranian do të pasohet me sulme ndaj infrastrukturës jetike të një vendi rajonal që mund të përfshihet.

Deklarata vjen mes raportimeve për plane të mundshme për marrjen nën kontroll të ishullit strategjik Kharg, një pikë kyçe për eksportet e naftës së Iranit, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Paralajmërimi i Teheranit përkon me rritjen e tensioneve me ShBA-në, ndërsa presidenti Donald Trump ka folur për negociata për paqe, por njëkohësisht ka shtuar kërcënimet dhe praninë ushtarake në rajon.

Sipas raportimeve, ShBA ka dërguar mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme, duke rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar gjithashtu se çdo ndërhyrje ushtarake mund të hapë fronte të reja në rajon, përfshirë zona strategjike detare.