Edhe këso deklaratash ka në Maqedoni: Më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese, sesa të vendoset Badenteri

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një konferencë për media, u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën për vendosjen e mekanizmit të Badenter në Gjykatën Kushtetuese, përcjell TV21. Ai tha se një mekanizëm i tillë mund të jetë i përshtatshëm për politikën, por jo për organet gjyqësore.

“Unë qëndrimin tim e kam thënë. mekanizmi i tillë është adekuat për organe politike, siç është Kuvendi, dhe është mekanizëm i shëndetshëm. Megjithatë, në një institucion si Gjykata Kushtetuese, që është institucion i pastër juridik, vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal, por kam thënë më mirë të mbyllet institucioni, se sa të vendoset mekanizëm i tillë. Pse? Sepse në atë rast nuk do të vendosin argumentet juridike dhe kushtetuese, do të vendosin argumentet e tjera”, theksoi Kostadinovski.