Edhe pse dyshja është tashmë e martuar dhe e bekuar me dy fëmijë, ky moment magjik ngjante si një propozim i dytë. Në një postim në Instagram, Marigona e përshkroi këtë surprizë si një ëndërr nga e cila nuk donte të zgjohej. “Tashmë të martuar, me dy shpirtra të vegjël… e megjithatë ja ku jemi, duke rënë në dashuri nga e para,” – ka shkruar modelja, duke theksuar se “përgjithmonë” nuk është thjesht një premtim, por një zgjedhje e përditshme.
Por, ajo që i vuri “qershinë mbi tortë” këtij gjesti super romantik ishte humori epik i Marigonës. Pasi i bëri të gjithë të emocionohen, ajo shkaktoi ‘të qeshura’ duke zbuluar me shaka “qëllimin” e vërtetë të boksierit pas kësaj dhurate luksoze: “Kthesë e papritur e ngjarjeve: Ky ishte qartazi aplikimi i tij zyrtar për fëmijën numër 3!”
Një unazë e krijuar me shumë dashuri e detaje, që jo vetëm feston gjithçka kanë ndërtuar bashkë deri tani, por ndoshta… paralajmëron vërtet një zgjerim të familjes së tyre!