Avionët luftarakë amerikanë nisin betejën për çlirimin e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara duket se po shtojnë përpjekjet e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit , duke dërguar avionë luftarakë për të goditur anijet iraniane dhe helikopterë Apache për të rrëzuar dronët iranianë , raportoi sot Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë ushtarakë amerikanë.

Qëllimi i Pentagonit është të ulë kërcënimin iranian, i cili ka ndërprerë lëvizjen detare në këtë pikë strategjike që shërben për 20% të eksportit global të naftës. Nëse kërcënimi zvogëlohet, SHBA mund të dërgojë anije luftarake dhe të shoqërojë anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, duke mbështetur tregtinë ndërkombëtare të karburanteve.

Gjatë një konference për shtyp, Gjenerali Dan Keane, deklaroi se avionët A-10 dhe helikopterët Apache janë aktivë në frontin jugor, duke sulmuar anijet luftarake dhe dronët iranianë.

Ndërkohë, çmimet e naftës në Azi ranë të premten në mëngjes, pas deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Irani “po shkatërrohet” dhe konflikti mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Çmimi i naftës Brent ra 2,55% në 105,88 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës WTI u ul 2,46% në 93,20 dollarë.

© SYRI.net