Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendëskryetarin Albi Qamili, kanë vizituar çerdhet në Tetovë, ku kanë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Së bashku me stafin e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, Kasami dhe Qamili kanë ndarë dhurata për më të vegjlit, duke sjellë atmosferë festive dhe buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve.
Nga kjo vizitë u theksua rëndësia e solidaritetit dhe kujdesit ndaj fëmijëve, veçanërisht në ditë festash, me qëllim që gëzimi i Bajramit të ndahet me të gjithë.






