“Plisat” nuk e lënë vetëm Prishtinën, as në kohë pandemie!

Edhe në një ndeshje pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19, siç ishte gjysmëfinalja e parë e Digitalb Kupës mes Prishtinës dhe Dritës që u mbyll me suksesin 3-0 të kryeqytetasve, skuadrës së Armend Dallkut nuk mund t’i mungonte mbështetja e tifo grupit të zjarrtë “Plisat”.

Ultrasit dardanë ishin jashtë stadiumit dhe futbollistët e stafi teknik kanë menduar të vlerësojnë mbështetjen e tyre, duke i përshëndetur nga shkallët e stadiumit në përfundim të ndeshjes.

Trajneri Armend Dallku, ka edhe një mesazh për ta. “Fitorja ju dedikohet juve, Plisa! Mbesim me shpresë që së shpejti të ju shohim aty ku e keni vendin, në tribuna, duke e përkrahur ekipin tuaj të zemrës”, shkruan Dallku në llogarinë e tij në “Facebook”.