Zvicra u ka ndaluar dy avionëve ushtarë amerikanë fluturimin mbi territorin e saj për shkak të konfliktit në Iran, njoftoi mbrëmë Qeveria zvicerane, transmeton DPA.
Autoritetet zvicerane u thirrën në ligjet e neutralitetit të vendit, të cilat ndalojnë fluturimet e palëve të përfshira në konflikt për qëllime ushtarake.
Kërkesa e SHBA-së i referohej dy avionëve vëzhgues (zbulues), sqaron agjencia gjermane.
Megjithatë, u miratuan kërkesat për një fluturim të një avioni mirëmbajtjeje dhe dy avionëve transportues të lidhur me konfliktin në Iran. Autoritetet zvicerane deklaruan se lejohen fluturimet për qëllime humanitare ose mjekësore, siç është transporti i të plagosurve, si dhe fluturimet që nuk kanë lidhje me konfliktin, sqaroi DPA.



