Izet Mexhiti zhvilloi takim me Christos Marafatsos, i cili ka shërbyer si këshilltar për politika ekonomike, tregti ndërkombëtare dhe energji gjatë administratës së parë të Donald Trump dhe më pas ka qenë pjesë e ekipit për formimin e administratës së re dhe komitetit të inaugurimit presidencial në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara, përcjell TV21. Mexhiti ka njoftuar se gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes ShBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për thellimin e partneritetit rajonal.
“Së fundmi zhvillova takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të Donald Trump ka shërbyer si këshilltar për politika ekonomike, tregti ndërkombëtare dhe energji, ndërsa më vonë ka qenë pjesë e ekipit për formimin e administratës së re dhe e komitetit të inaugurimit presidencial në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit diskutuam mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për thellimin e partneritetit me rajonit. Në fokus të bisedës ishin projektet energjetike dhe potenciali për investime që mund të kontribuojnë në sigurinë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen më të fortë të rajonit me partnerët strategjikë”, ka shkruar Mexhiti.



