Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë angazhuar dy helikopterë të Armatës për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë, në rajonin e Strugës përcjell TV21. Nga QMK shtojnë se në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një tjetër zjarr, në fshatin Bogovinë.
“Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm malor, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë, prandaj u angazhuan dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit. Në të njëjtën kohë, në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një zjarr tjetër aktiv në fshatin Bogovicë, ku shërbimet kompetente po veprojnë me forca tokësore”, thonë nga QMK.



