Reagim i perfaqesuesit te larte te Levizjes Arbëria, z.Bekim Fazliu lidhur me deklaraten e kryetarit te Gjykates Kushtetuese:
“Para vitit 2001, burim i krizës në Maqedoni ishte Kushtetuta.
Pas vitit 2001, burim i krizës po paraqitet Gjykata Kushtetuese.
Për ta kuptuar këtë realitet, mjafton të kujtojmë shprehjen e Arbër Xhaferi:
“Në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson ligji; çfarë të lejon ligji, ta pamundëson një administrator i thjeshtë maqedonas kur shkon ta realizosh një të drejtë qytetare.”
Sot këtij paradoksi i është shtuar edhe një tjetër, edhe më absurd:
📍Në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson Gjykata Kushtetuese.
P.S.
Se çfarë ka bërë politika shqiptare pas vitit 2001, ende nuk e kemi të qartë.
Nëse politika e këtyre viteve do të kishte arritur të konsolidojë mekanizma të qëndrueshëm institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, e jo të ishte e shastisur pas posteve dhe tenderave, sot shumë nga këto çështje nuk do të ishin ende të hapura.”
*Status fejsbuku i z.Bekim Fazliu, perfaqesues i larte i Lëvizjes Arbëria



