Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me projektin “Safe City”.
Ademi ka akuzuar këtë institucion se po vepron në funksion të qeverisë dhe në dëm të të drejtave të shqiptarëve, duke e cilësuar edhe kryetarin e kësaj gjykate, Darko Kostadinovskin, si një anti-shqiptar.
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën, sipas tij, një keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ndërhyrje të rëndë në rendin juridik të shtetit. Ademi gjithashtu vuri në dukje se gjatë vendimmarrjes në këtë institucion, dy gjyqtarët shqiptarë dhe një gjyqtar turk janë mbivotuar, duke e krahasuar situatën me praktikat e viteve të nëntëdhjeta.
“Prej kohësh e kemi thënë: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit.Kryetari i këtij institucioni parapolitik, Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin: Për “Safe City”, sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht! Edhe në anglisht lëshohen porositë, por vetëm në shqip nuk mundet.Me këtë ai shkel vetë Kushtetutën. Vendimi i tyre sot është keqpërdorim i pozitës zyrtare, duke ndërhyrë brutalisht në rendin juridik të vendit.Poashtu, edhe një herë, dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk u mbivotuan si në vitet e nëntëdhjeta. Çfarë të themi më shumë?! Ata që thonin “rrini rehat, ka kush kujdeset për shqiptarët”, sot zë nuk guxojnë të bëjnë. Keq, shumë keq!”, shkrun Ademi.



