Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, lideri i opozitës Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po përdor mandatet e mazhorancës për të goditur sistemin e drejtësisë dhe për të rrezikuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Sipas tij, veprimet e qeverisë përbëjnë një akt të rëndë politik dhe institucional, që synon të mbrojë qeverinë nga drejtësia dhe rrezikon të shkëpusë vendin nga rruga europiane.
Fjala e tij:
Mblidhemi sot një ditë para një akti të pashembullt në historinë e parlamentarizmit shqiptar në 34 vite pluralizëm.
Mblidhemi një ditë para se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama të përdorë mandatet e krimit të tij si bajoneta kundër çdo shqiptari.
Mblidhemi në një kohë kur për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ka kryer, ai vendos t’i mbyllë dyert drejtësisë shqiptare.
Vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor.
Vendos mburojën e plotë të mazhorancës së krimit apo mandateve të krimit për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve.
Vendos në kuadrin e një skenari më të ziun, skenarit të shkëputjes së Shqipërisë nga procesi i integrimit në BE.
Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme të bëra në vite për një ëndërr të kahershme të shqiptarëve.
Për një ëndërr të rilindësve tanë gjeni, që një komb që zgjohet pas 5 shekujsh lindje, e projektojnë në perëndim.
E projektojnë zonjë në Europë.
Tani del një Haxhi Qamil.
Tani del një bandit.
Del një njeri pa nder, pa flamur.
Një apatrid që vetëm pak muaj më parë bërtiste për pasaportën evropiane që do u dhuronte shqiptarëve dhe tani u nxjerr pasaportën e Beogradit shqiptarëve në vend të saj.
Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, i cili shtyn masivisht shqiptarët që të heqin dorë nga ndërtimi i ëndrrës së tyre evropiane në Shqipëri dhe të marrin rrugët e dheut për ta ndërtuar atë në vende të tjera.
Ky është një akt që vetëdijshëm e shkëput Shqipërinë nga aleatët natyralë, me të cilët e bashkoi në frymë Lëvizja e Dhjetorit 1990 dhe hapat e tjerë të mëtejshëm që u bënë.
Arritjet e padiskutueshme në fushën e integrimit euroatlantik, integrimi në NATO, MSA, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për proces anëtarësimi, akordimi i statusit kandidat dhe pastaj më në fund hapja e negociatave.
Të gjitha këto, Edi Rama i shkelmon për shkak të veprimtarisë së tij kriminale të dyanshme. Vjedhjen e tij të çmendur dhe të pakufishme të pasurive dhe fondeve publike për veten dhe familjen e tij.
Belinda është lule çfarë janë dy Lindat e tij.
Por edhe Belinda dhe dy Lindat janë Rama vetë.
Se Lubia ka qenë thjesht një sekretare, notere e vjedhjeve të tij për 25 vite me radhë, që ka ndarë pasuri me të dhe tani duhet që shqiptarëve t’u mbyllen dyert e integrimit në BE.
© SYRI.net



