Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar në Gostivar pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat personale të bashkëshortes së tij. Siç shkruan Tetovasot, më 10 mars rreth orës 13:20 në rrugën “Braqa Gjinoski” policia ka arrestuar F.L. (30) nga Shqipëria.
Ai dyshohet se ka tentuar të marrë kredi nga një kompani financiare duke përdorur të dhënat e bashkëshortes së tij 35-vjeçare, me të cilën ndodhet në proces divorci, pa pëlqimin e saj. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës, transmeton Tetovasot.





