Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka filluar zbatimin e vendimit të dytë gjyqësor, sipas të cilit pajisjet për mbikëqyrje elektronike gjejnë zbatimin e tyre. Këtë e bën të ditur Drejtoria përmes rrjetit social Facebook.
— Vitin e kaluar u mor aktgjykimi i parë nga Gjykata Themelore e Velesit, me të cilin u shqiptua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 3 muajsh për një person të moshuar dhe të pafuqishëm. Ndërkohë, tani për herë të parë është marrë Aktvendim për zëvendësimin e dënimit me burg me arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për një person që vuante dënimin me burg në një institucion ndëshkues-përmirësues.
Me këtë rast, pjesa e mbetur e dënimit të pavuajtur në kohëzgjatje prej 11 muajsh e 28 ditësh zëvendësohet dhe do të ekzekutohet si arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike. Bëhet fjalë për një person të dënuar në moshë, i cili ka probleme serioze shëndetësore të konfirmuara, të cilat ishin sfiduese për t’u trajtuar në institucionin e burgut.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Strugës. Personit i është vendosur pranga elektronike në kyçin e këmbës, ndërsa në rast të mosrespektimit të udhëzimeve për përdorimin e pajisjes dhe kufizimeve të përcaktuara, zyrtarët e provacionit do të njoftojnë gjykatën, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Provacionin, thuhet në njoftim.
Maqedoni I dënuari do ta vuajë dënimin me burg në shtëpi me byzylyk...





