Vozisnin pa patentë shoferi, arrestohen 2 shoferë

MPB njofton se më datë 08.03.2026, në ora 11:25, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Kamjan, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Zherovjan i Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndaluar një moped me targa të Tetovës dhe pas marrjes së masave është konstatuar se A.A. e drejtonte mopedin pa dhënë paraprakisht provimin për patentë shofer. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

​Më datë 08.03.2026, në ora 21:40, në Mavrovi Anovi, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.D. (25) nga fshati Senokos i Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Gostivarit dhe pas marrjes së masave është konstatuar se E.D. e drejtonte automjetin pa dhënë paraprakisht provimin për patentë shofer. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.