2 persona arrestohen në Gostivar, shkak marihuana

Policia e Gostivarit mbrëmë i ka arrestuar 2 persona nga ky qytet, për shkak të posedimit të marihuanës. Në rastin e pare, rreth orës 22.30 minuta është arrestuar personi me iniciale B.H. nga Gostivari, për shkak se tek ai u gjetë një sasi e marihuanës.
Më vonë rreth orës 23:00, pas marrjes se urdhërit nga gjykata, policët realizuan edhe bastisjen e radhës në shtëpinë e personit me iniciale J.K. (33) në Gostivar, ku poashtu u gjetë marihuanë.
Pas kësaj, personi J.H. u arrestua kurse pas dokumentimit të plotë të rastit, sipas policisë, do të ndërmerren masat adekuate ligjore.(plusinfo)