Mpb njofton se më datë 07.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Batincë, komuna Studeniçan, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë privuar nga liria S.D. (40) nga i njëjti fshat, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga një i afërm i tij 32-vjeçar.
Sipas denoncimit, rreth orës 12:45 në Batincë, babai i S.D. është sjellë në mënyrë agresive ndaj denoncuesit dhe e ka kërcënuar me një send druri. Më pas, S.D. e ka kërcënuar se do të përdorë armë zjarri nëse ai e denoncon babanë e tij.
Pas ndërmarrjes së masave, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe nën rrobat e djalit të mitur të S.D. janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Maqedoni Batincë: Pas sherrit familjar, 40-vjeçari fsheh dy pistoleta te djali i mitur...





