Gjykata Kushtetuese, në seancën e fundit drejtoi kritika të ashpra për Kuvendin duke e cilësuar si institucion të padisiplinuar, meqë nuk i respekton vendimet dhe afatet e gjykatës të cilat në sistemin tonë juridik kanë fuqi të barasvlershme me ligjin. Shembull për këtë u morën lëndët për Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor.
“Është fakt i pakontestueshëm se kemi punë me një organ shtetëror të padisiplinuar kushtetues, siç është ligjvënësi ynë dhe atë e kemi të dëshmuar në shembuj konkret”, deklaroi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Duke diskutuar rreth një lënde për financimin e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, gjykatësi kushtetues theksoi që është fakt që Kuvendi e injoron gjykatën, por gjykata nuk duhet ta lusë.
“Vendimi ynë për Kuvendin është imperativ, nëse kjo nuk respektohet, ju lutem të mos presim siç e bëmë me Kodin Penal, t’i lusim për të vepruar ndaj vendimi tonë”, tha Osman Kadriu, Gjykatës Kushtetues.
Të njëjtin mendim, ndau dhe gjyqtarja Ana Pavllovska Daneva.
“Të jemi real dhe të ndershëm dhe sinqertë para vetes dhe opinionit, Kuvendi thuajse asnjëherë nuk e ka respektuar afatin që ne e kemi dhënë, ndërsa ai afat është shumë më gjatë se 60 ditë”, u shpreh Ana Pavllovska Daneva, Gjykatëse Kushtetuese.
Alsat kërkoi qëndrim nga Kuvendi rreth qasjes injoruese ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë shtëpia legjislative heshtë. /Alsat



