Herët në mëngjes, në orën 4:32 në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut – në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi, në rreth 200 kilometra në jug të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit ML5.5, njofton Portalb.mk.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror – Shkup kumtoi se intensiteti i tërmetit të ndjerë sipas të dhënave ka qenë III shkallë sipas Shkalës evropiane makrosizmike.



