Einxhel opininiste në Ferma VIP?

Përgatitjet për sezonin e tretë të “Ferma VIP” duket se kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, ndërsa interesi i publikut po shtohet dita-ditës. Pas konfirmimit të moderatorëve Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në krye të spektaklit, vëmendja tashmë është përqendruar te emrat që mund të jenë pjesë e panelit të opinionistëve.

Në mediat e showbiz-it po qarkullojnë raportime se një nga emrat që po diskutohet për këtë rol është moderatorja Einxhel Shkira. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, përmendja e saj ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet te ndjekësit e formatit.

Einxhel Shkira u bë edhe më e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë asaj eksperience ajo spikati për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, komentet pa dorashka dhe debatet e forta që shpesh zhvilloheshin në studio. Pikërisht ky profil i saj është parë nga shumë ndjekës si i përshtatshëm për rolin e opinionistes në një format reality si “Ferma VIP”.

Paneli i opinionistëve në këtë spektakël ka një rol të rëndësishëm, pasi analizon situatat që krijohen mes fermerëve, diskuton strategjitë e tyre dhe komenton momentet më të bujshme të javës. Për këtë arsye, zgjedhja e emrave që do të jenë pjesë e këtij paneli gjithmonë ngjall interes të madh te publiku.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga produksioni i programit apo nga vetë moderatorja në lidhje me këto raportime. Nëse këto zëra do të konfirmohen apo jo, pritet të bëhet e ditur në ditët në vijim, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri të “Ferma VIP” vazhdojnë.