Derbi i madh i futbollit: KF Shkëndija sfidon FK Vardar në Shkup , luftë për dominim dhe krenari!

Sot, me fillim nga ora 14:00, e gjithë vëmendja e futbollit vendor zhvendoset në Shkup, ku luhet derbi i madh mes Vardarit dhe Shkëndijës.

​Situata në tabelë është e tensionuar: Vardari kryeson me 4 pikë më shumë se kuqezinjtë e Tetovës. Për Shkëndijën, kjo ndeshje është “finale” para finales – fitorja do ta ngushtonte diferencën në vetëm 1 pikë, duke e ndezur garën për titull, ndërsa çdo rezultat tjetër do t’i jepte Vardarit një komoditet të rrezikshëm prej 7 pikësh.

​Pritet një betejë e fortë në fushë nga minuta e parë, ku Shkëndija do të tentojë të përmbysë këtë epërsi në terrenin mysafir.