Më datë 01.03.2026, në ora 12:50, në fshatin Semenishtë të komunës së Sarajit, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria personin S.H. (25) nga fshati Semenishtë.
Arrestimi u krye duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, për shkak të një keqkuptimi në trafik, ai ka sulmuar fizikisht personin E.E. (34) nga fshati Arnaqi i Shkupit. Gjatë sulmit, i dyshuari ka përdorur një mjet të mprehtë me të cilin i ka shkaktuar viktimës plagë shpuese.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të vijojë kallëzimi përkatës penal.





