Pas iftarit të përbashkët në Bogovinë, kreu i komunës së Bogovinës dhe i pari i Kuvendit, Feti Abazi dhe Afrim Gashi, kafen e pas-iftarit e kanë vazhduar në fshatin Kamjan të po kësaj komune.
Në një takim formal, ata kanë diskutuar për zhvillimin e përbashkët të komunës dhe qeverisë, duke ju referuar projektit të “Pallatit të Kulturës në Kamjan”, për të cilin projekt më herët Bekim Sali, zv/kryeministër i parë dhe kryetar i partisë që vjen edhe Gashi, deklaroi aso kohe se do realizohet shumë shpejt.
Kjo është vizita e dytë formale e Gashit tek Abazi, e para ndodhi gjatë kampanjës zgjedhore.



