Një deklaratë që bëri jehonë të madhe në opinionin publik erdhi vite më parë nga Branko Manoillovski, si deputet i BDI-së, Branko Manoillovski, i cili në një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut foli hapur për identitetin dhe prejardhjen e tij.
Atëkohë, në një moment që u konsiderua i fortë dhe simbolik, ish-deputeti që sot jeton me vendlindjes së tij Kiçinicë e Mavrovës dhe Çikagos, deklaroi me krenari se është shqiptar, duke sqaruar konfuzionin që sipas tij ekzistonte rreth emrit dhe origjinës së tij.
“Lexova në internet komente: kush është ky Branko Manoillovski? Edhe unë jam pakëz i hutuar sepse quhem Branko Manoillovski, por jam shqiptar. Shumë njerëz thonë kush është ky, nga cili planet erdhi? Është interesante, një numër i vogël i njerëzve i dinë disa zona të Maqedonisë. Prej ku jam unë quhet Reka e Epërme”, ishte shprehur ai në fjalën e tij.
Deklarata e tij u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke nxitur diskutime mbi identitetin, historinë dhe komunitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në zonën e Rekës së Epërme. Fjalimi i Manoillovskit u konsiderua nga shumëkush si një moment krenarie dhe afirmimi identitar në një nga institucionet më të larta të shtetit.(INA)





