Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit.
Raportohet se pos Izraelit, Irani ka sulmuar edhe Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.
Irani kreu sulme raketore ndaj një baze amerikane në Bahrein, raportoi agjencia gjysmë‑zyrtare e lajmeve Fars, shkruan cnn.
Gjithashtu edhe një zyrtar amerikan ka konfirmuar se është sulmuar baza amerikane e Marinës në Bahrein, duke e përshkruar situatën si “aktive.” Kjo bazë është vendbanim për Flotën e Pestë të Marinës Amerikane.
Ndërkohë, ministria e brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen menjëherë në vendin më të afërt të sigurt.
Një zyrtar i Katarit thotë se Katari ka kapur dy raketa iraniane mbi vendin e tij.
Ky zhvillim tregon se Irani po kërkon të hakmerret pas sulmeve amerikane.