Dyshimet për dallavere me vota, intervistohen 12 persona në Vushtrri dhe Skenderaj

Dymbëdhjetë persona janë intervistuar më 26 shkurt 2026 lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në dy qendra të ndryshme, në Vushtrri dhe Skenderaj.

Sipas Policisë, në Vushtrri janë intervistuar shtatë të dyshuar për dallavere me votat nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
E, pesë të tjerë në Skenderaj po ashtu janë intervistuar e më pas po ashtu janë liruar në procedurë të rregullt, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.

Në disa komuna në Kosovë kanë nisur hetimet për manipulim me vota pas shfaqjes së dallimeve në vota të kandidatëve për deputetë. Në disa qytete po ashtu ka pasur edhe të arrestuar.