Droni rus Shahed u rrëzua me mitralozin M134 Minigun, në një operacion ajror të realizuar me sukses.
Ekuipazhi i një aeroplani AN-28, i pajisur me sistem modern shënjestrimi me laser, arriti të identifikojë dhe të ndjekë objektivin në ajër, duke reaguar me shpejtësi ndaj kërcënimit.
Droni iranian, i cili po fluturonte drejt objektivave të infrastrukturës kritike në Ukrainë, u neutralizua përpara se të arrinte në zonën e synuar.
Sipas burimeve ushtarake, koordinimi i saktë mes sistemit të zbulimit dhe armës automatike me ritëm të lartë zjarri bëri të mundur goditjen efektive të dronit në fluturim.
Ky operacion konsiderohet një shembull i përdorimit efikas të mbrojtjes ajrore kundër mjeteve ajrore pa pilot, të cilat janë përdorur gjerësisht në sulmet ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës civile.
Ndryshe, Irani është ndër vendet kryesore që e ndihmon Rusinë në pushtimin e shtetit ukrainas.



