Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur i lëvizjes kombëtare shqiptare, Misin Gradinaj – Baci nga Shkupi.
Gradinaj ishte një figurë e njohur në veprimtarinë kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe për vite me radhë ishte i angazhuar edhe në jetën politike. Ai ishte pjesë e radhëve të Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ku kontribuoi në aktivitetet politike dhe organizative të kësaj partie.
Në një nga ciklet e kaluara zgjedhore lokale, Misin Gradinaj kishte garuar si kandidat i PDSH-së për kryetar të Çairit.(INA)





