Arrestimi i Grubit/ Gashi: Nuk mendoj se duhet të ketë marrëveshje politike në rastet gjyqësore!

Screenshot

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë intervistën e radhës në Dialog te Lajmi në Lajm TV.
Gashi i pyetur për arrestimin e Artan Grubit, theksoi se nuk mendon se për rastët gjyqësore duhet që të ketë marrëveshje politike.

“Është me rëndësi që në procese të këtilla gjyqësore, qytetarët e duan të vërtetën dhe drejtësinë. Pavarësisht se cila palë është e implikuar. Çfarë ndodh në fillim? Nuk mendoj se duhet të ketë marrëveshje politike apo partiake për rastet gjyqësore. As nuk duhet të paragjykojmë se si do të jetë fundi i një procesi gjyqësor. Mendoj se duhet të mësohemi, d.mt.h duhet të jetë pjesë e kulturës politike që proceset gjyqësore të zhvillohen në gjykata. Dhe politikanët të mos implikohen në proceset gjyqësore. Duhet t’ia lëmë prokurorisë dhe gjyqësisë rastin. Por, për fat të keq, brenda këtyre tridhjetë viteve drejtësia ka lënë shumë për të dëshiruar. Dhe me të drejtë shumë qytetarë dyshojnë në çfarëdo që ndodh. Andaj, thirrja ime është që të punojmë të gjithë bashkarisht për drejtësinë në vend. Drejtësia të jetë objektive jo selektive. As në aspektin etnik e as në aspektin partiak. Nuk duhet askujt ti bëhet padrejtësi”, deklaroi Gashi.