Për herë të parë që nga funksionimi i sistemit “Qyteti i Sigurt”, më datë 24.02.2026 nuk është regjistruar asnjë shkelje për kalim me dritë të kuqe në semafor. Në zonat e qyteteve dhe korridoret ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 526 shkelje, nga të cilat 84 janë kryer nga shoferë që drejtonin mjete me targa të huaja.
Për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi limitin e lejuar janë regjistruar 504 shkelje, ndërsa 22 raste për drejtim të mjetit me leje qarkullimi të skaduar. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 17 masa “ndalim i drejtimit të mjetit” – të gjitha për tejkalim shpejtësie. Nga këto, 13 masa janë dhënë për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar dhe katër masa për tejkalim të kufizimit specifik të vetë mjetit me mbi 10 km/h.
Brenda kuadrit të tolerancës së parashikuar për shpejtësinë e lëvizjes, janë toleruar 3,336 shoferë.



