Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali në katërvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka riafirmuar mbështetjen e palukundur të Shqipërisë për Ukrainën.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në X tha mes tjerash se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.
“Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm”.
“Ukraina nuk është vetëm”, shkroi minstrja shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme , transmeton Klankosova.tv.



