Starmer për luftën në Ukrainë: Rusia nuk do të fitojë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, sot kur janë bërë katër vjet nga lufta në Ukrainë, tha se “Rusia nuk do ta fitojë këtë betejë”.

Starmer e ofroi sërish mbështetjen e tij për Ukrainën, duke thënë se “Britania është me ju”.

Ai foli për ndihmën e mëtejshme që po dërgohet në Kiev dhe shtoi se ne do ta përkrahin shtetin ukrainas për aq kohë sa të duhet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. /Klankosova.tv