Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste kanë refuzuar të pranojnë kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e Belinda Balluku, duke ndjekur një tjetër standard nga rastet e shkuara dhe duke penguar hapur drejtësinë. Teksa gjithmonë është shprehur se ai dhe mazhoranca e tij nuk do të pengojnë drejtësinë, në rastin e Belinda Ballukut kreu i qeverisë ka ndryshuar qëndrim, ndërkohë që ka ndjekur një tjetër rrugë me paraardhësin e saj, Arben Ahmetaj. Në rastin e kreut të PD-së, Sali Berisha, Rama urdhëroi në kohë rekord votimin e heqjes së imunitetit nga deputetët e tij.
Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste refuzuan të pranojnë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. Ndërsa PS nuk doli zyrtarisht me një qëndrim, duke fituar edhe pak ditë kohë, deklaratat e Ulsi Manjës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, se masat në fuqi janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit, paralajmëruan se socialistët nuk do t’i japin dritë jeshile kërkesës së SPAK-ut për të arrestuar numrin dy të qeverisë.
Por ndërsa sot po pengon drejtësinë për të mbrojtur Belinda Ballukun, Edi Rama mbante një tjetër qëndrim deri dje, duke u përbetuar për mbështetje të reformës në drejtësi. Kryeministri nuk ka ndjekur të njëjtin standard me paraardhësin e Belinda Ballukut, Arben Ahmetaj. Pak orë pasi dolën akuzat e SPAK-ut për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Edi Rama doli dhe e “shiti” Ahmetajn.
Po ashtu, në rastin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha, Rama urdhëroi deputetët e tij që të votojnë heqjen e imunitetit në një kohë rekord.
Ndërsa për Belinda Ballukun, pak minuta pasi SPAK bëri publike kërkesën për heqjen e imunitetit, kryeministri e cilësoi këtë kërkesë si të turpshme dhe pa lidhje me standardet europiane, duke angazhuar pushtetin ekzekutiv, ashtu edhe atë legjislativ, për t’u përballur me SPAK-un.
Ndërkohë që dosjet hetimore i janë afruar edhe vetë kryeministrit, ai shkoi deri në propozimin e ndryshimeve ligjore në Kodin e Procedurës Penale, për të mbrojtur veten dhe ministrat e kabinetit qeveritar, duke ndaluar pezullimin në detyrë, edhe pse këto propozime
© SYRI.net



