Në tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 10. 055.000 dhe është ulur për 8,5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Në transportin ndërkombëtar, numri i udhëtarëve të transportuar është ulur për 53,3 për qind, në transportin urban me 10,4 për qind, në transportin mes qyteteve për 6,7 për qind, ndërsa në transportin periferik për 3,6 për qind.
Numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte 242.740.000 dhe është ulur për 21,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pastaj në transportin urban, kilometrat e udhëtarëve u rritën për 26,4 për qind, ndërsa u ulën në transportin ndërkombëtar me 35.5 përqind, ndërsa janë ulur në transportin mes qyteteve për 3 për qind, ndërsa jashtë qytetit për 1,7 për qind.
Në vitin 2025, u transportuan gjithsej 38.739.000 udhëtarë me autobusë, nga të cilët 19.848.000 ishin në transportin urban, 15.071.000 në transportin mes qyteteve, ndërsa në trasnportin mes qyteteve 3.303.000, ndërsa në transportin ndërkombëtarë 516.000 udhëtarë.



