Sot në mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit, në autostradën Shtip – Shkup, menjëherë pas pikës pagesore “Preod”, ndodhi një aksident trafiku. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, tetë automjete morën pjesë në përplasjen zinxhir, transmeton Portalb.mk.
Aksidenti ndodhi në rrugën që shkon drejt Shkupit.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë inspektim për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
Deri më tani, nuk ka informacione për të lënduar të mundshëm.





