Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, mbetet procesi kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për avancimin e tyre në rrugën drejt integrimit evropian.Procesi hyri në një fazë të re në vitin 2023 me Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër më 18 mars, të cilat parashohin respektim të ndërsjellë të sovranitetit, mosbllokim në organizata ndërkombëtare dhe hapa konkretë drejt normalizimit de facto.
Megjithatë, zbatimi i këtyre marrëveshjeve ka mbetur i pjesshëm dhe i kontestuar nga të dyja palët, ndërsa Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri, duke i kushtëzuar zhvillimet e mëtejshme me shtensionimin e situatës dhe angazhim konstruktiv në dialog.Në këtë kontekst, paralajmërimet e fundit nga Brukseli për organizimin e një takimi të nivelit të lartë sinjalizojnë përpjekje për ta rikthyer procesin në binarë politikë.
Një zyrtar i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur për Front Online se aktualisht nuk ka informacione shtesë lidhur me mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Në përgjigjen dërguar mediumit, zyrtari ka referuar te postimi në rrjetin social X i Zëvendës presidentes së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ku ajo ka theksuar se është “e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti”.
Sipas përgjigjes, përtej kësaj deklarate publike nuk mund të ndahen më shumë detaje në këtë fazë.
Kosovë-Shqipëri BE-ja: Kallas e gatshme të organizojë së shpejti takim të nivelit të...



