Venko Filipçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Maqedonia është viktimë e bullizmit klasik evropian dhe politikanë në Bruksel janë të vetëdijshëm për këtë.
Kreu i opozitares LSDM tha se në vend që për dy vjet të zbatojë reformat që i kërkon Evropa, Mickoski ofron vetëm izolim dhe fushatë anti-BE. Ai tha se mbi 70 për qind e qytetarëve e duan BE-në, ndërsa Mickoski flet për ‘bullizëm’ dhe ‘ligë të parë e të dytë’.
“Kjo nuk është bullizëm, por pasojë e mosplotësimit të detyrimeve: drejtësi, liri e mediave dhe luftë kundër korrupsionit.VMRO çdo ditë krijon konflikte me fqinjët, ndërsa kritikave nga Brukseli u përgjigjet me sulme ndaj BE-së.Prandaj nuk ka përparim, prandaj pesë tonë drogë kalojnë përmes kufirit maqedonas pa u ndëshkuar, prandaj gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontroll, ndërsa mediat po ngulfatën përmes modelit të Orbanit”.
Filipçe theksoi se Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e duan BE-në, por duan të vjedhin në tenderë pa mbikëqyrje, duke shtuar se kjo nuk është vlerë evropiane, por ai tha se kjo është vlerë kriminale.





