Rajon-Botë Ushtria amerikane goditi një anije në paqësorin lindor, tre të vrarë

Ushtria amerikane goditi një anije në paqësorin lindor, tre të vrarë

Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një anije në Oqeanin Paqësor lindor, si pasojë e së cilës humbën jetën tre burra.

Operacioni u bë publik përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e paraqiti aksionin si një sukses në luftën kundër trafikut të drogës, duke theksuar përpjekjet për shkatërrimin e anijeve që dyshohen për përfshirje në tregtinë e paligjshme të narkotikëve në atë rajon.

Në një mesazh në rrjetin social X, ushtria deklaroi se anija “ishte e përfshirë në operacione të trafikut të narkotikëve”.

Detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo rrethanat e plota të operacionit nuk janë bërë ende publike.

Ndryshe, vrasjet e së premtes e çojnë në të paktën 148 numrin e viktimave nga sulmet e administratës Trump ndaj anijeve në Oqeanin Paqësor lindor dhe Detin e Karaibeve, në rreth 43 sulme të kryera nga ushtria amerikane që nga fillimi i shtatorit.