Më 19.02.2026, në ora 15:00, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën industriale në rajonin e komunës së Petrovecit, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt në ndërtim e sipër të një fabrike, një profil metalik ka rënë nga lartësia mbi personin E.A. (23) nga Velesi, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës, ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Shkup.



