“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partneritetin në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj homologut amerikan, Donald Trump për partneritetin në Bordin e Paqes.

Ajo në një postim në X, një ditë pas inaugurimit të këtij Bordi tha se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C., Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes”.

“Mirënjohës ndaj presidentit amerikan Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tone”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.