Hiqen ndalesat për qarkullim në rrugët Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë-Strazhë dhe Tetovë-Kodra e Diellit

Që nga ora 10:20 është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndalimi për qarkullimin e kamionëve në këtë rrugë ishte vendosur këtë mëngjes në orën 6:50 për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Ndërkaq, paraprakisht, nga ora 9:00 është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në aksin Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë, njoftoi NP “Maqedonia Rrugë”.

Më herët, për shkak të reshjeve të dendura të borës, nga ora 6:50 ishte vendosur ndalim qarkullimi për kamionët në aksin rrugor Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazha.

Ndalesa nga ora 10:35 është hequr edhe për rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.