Osmani ndan foto nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, ka marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë, në Washington D.C.

Përmes një postimi në facebook, Osmani tha se bashkë me Amerikën dhe aleatët e tjerë për paqen, sigurinë e të ardhmen.

“Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen!”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, një fjalim e ka mbajtur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili i kërkoi presidentit Trump të veprojë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale përpara se të jetë vonë.

“Presidenti i Kosovës atëherë u pengua brutalisht të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për ta nënshkruar atë marrëveshje në prani të Presidentit Trump. Dhe kjo ishte vepër e po atij prokurori “sicario” që kishte shkuar edhe pas vetë Presidentit Trump dhe për këtë u bë i famshëm në mbarë botën”, tha Rama.

Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen!”, ka shkruar presidentja Osmani.