Rama i drejtohet Trumpit në Bordin e Paqes: Thaçi u ndalua brutalisht, të bëjmë diçka për Gjykatën Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në takimin e parë të Bordit të Paqes.

Ai ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të bëhet diçka në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë.

“Dua të sjelli vëmendjen te një konflikt tjetër i hapur, ku lidershipi i presidentit Trump gjatë mandatit të parë e sollië Kosovën e Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje paqeje. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë e të nënshkruante atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump. Kjo u bë nga prokurori i njëjtë ‘sikario’ që ndoqi edhe vetë presidentin Trump, e për bëtë u bë i famshëm tërë botën”.

“Për hir Zotit, z. President të bëjmë diçka, para se, siç thoni ju, shumë gjëra të këqija të ndodhin sërish” – ka thënë Rama.

Ndërkohë, në Uashington është mbajtur takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku shtete pjesëmarrëse ishin edhe Kosova dhe Shqipëria.

Prej atje, Trump ka përmendur sërish ndalimin e luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në adresimin e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, ai ka thënë se këto dy shteti po ia dalin mirë. Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që sa herë të kenë probleme ta kontaktojnë atë.

“Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim” – tha Trump.

Ndër të tjera, presidenti Trump ka treguar edhe për kontributin që do ta japin Kosova dhe Shqipëria në Gaza.

Ai ka theksuar se këto dy vende do të kontribuojnë me trupa ushtarak për stabilizimin e Gazës.

Ai ka bërë me dije se të njëjtin kontribut do të japin edhe disa vende tjera.

“Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani do të mirëprisnin trupa dhe forca policore për stabilizimin e Gazës” – theksoi ai.