Kuvendi konstatoi dorëheqjet e Bislimovskit dhe Ristovskës

Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 85-të, konstaton dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, si dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Cveta Ristovska.

Në rendin e ditës së seancës së 85-të janë: Propozim-vendimi për dhënien e autorizimit për lidhjen e marrëveshjes kolektive individuale, Propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-vendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Civile, si dhe Propozimi për emërimin e anëtarit (i angazhuar jo-profesionist) në Këshillin e ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.

Deputetët konstatuan nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për procedurën me objektet e ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar, i cili parashikon zgjatjen e afatit për pesë vite shtesë për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, që do të vlejë deri më 3 mars 2031.

Në lexim të parë janë Propozim-ligji për prodhimin organik bujqësor dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në rendin e ditës së seancës është edhe Propozim-rezoluta për respektimin e standardeve të procedurës së drejtë në gjykimet ndërkombëtare kundër ish-udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës.