Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Tiranë do të marrë pjesë në takimin e ministrave “Korridori 8 në momentin strategjik të Evropës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes mobilitetit ushtarak dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit”.
Mucunski merr pjesë në takim me ftesë të ministres për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndërsa mëngjesin e sotëm u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.
“Momente që dëshmojnë se fqinjësia jonë ndërtohet mbi komunikim të drejtpërdrejtë, vizion të përbashkët dhe projekte që i japin kuptim bashkëpunimit rajonal. Gjithmonë kënaqësi të mirëpresim miq në kryeqytet dhe të thellojmë dialogun e bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkroi ambasadori Meidani.
Siç njoftojnë nga Ministria, në takim do të diskutohet për projektet aktuale infrastrukturore që aktualisht janë në fazën e zbatimit përgjatë Korridorit 8, si dhe për sfidat me të cilat përballen vendet, për të cilat tejkalimi kërkon vëmendje të shtuar politike.



