Prej Shkupit linja ajrore për në Sicili dhe Sardenjë

Dy linja të reja fluturimesh nga Aeroporti i Shkupit, nga muaji korrik, pas një rekordi prej 3.2 milionë pasagjerësh.
Nga data 15 dhe 18 korriku, prej Shkupit do të ketë fluturime direkte për në Palermo dhe Alghero, gjë që pritet të rrisë më tej trafikun ajror. Linjat e reja të ‘Wizz Air’, vijnë pas një viti që shënoi rekord 2025 me 3.2 milionë pasagjerësh dhe pa subvencione shtetërore.
Dy linja të reja do të fillojnë në Aeroportin e Shkupit në korrik, njoftoi Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski. Nga 15 korriku, fluturimet nga Shkupi do të jenë të disponueshme për në Palermo në Itali, ndërsa nga 18 korriku, do të hapet një fluturim për në Alghero të Sardenjës, gjithashtu në Itali.(plusinfo)