Begaj uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë: Le të ecim bashkë, për jetë e mot!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Shqipërisë tha se në këtë përvjetor Kosova është më e fortë me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

“Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT”, ka shkruar ai.