Shkupi kujton dëshmorët e parë të UÇK-së: Organizojet Akademi Përkujtimore për betejën e Tanushës

Screenshot

Këshilli Organizativ, në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës, familjarët e dëshmorëve dhe studentët e Universitetit “Nënë Tereza”, organizon sot një Akademi Përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të parë në krismat fillestare të luftës çlirimtare të UÇK-së, nga beteja e parë në Tanushë të Karadakut të Shkupit.

Akademia i kushtohet përkujtimit të dëshmorëve Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifi dhe Elham Curri, të cilët, sipas organizatorëve, u bënë themeli i qëndresës dhe i shtrirjes së luftës në trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke mbetur simbol i përjetshëm i sakrificës për lirinë.

Aktivitetet përkujtimore nisin sot që në orët e paradites (ora 10:00) me vendosje lulesh pranë monumentit të Shqiponjës në Shkup, ndërsa në mesditë zhvillohe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tanushë. Pas homazheve, vendosen lule edhe pranë emblemave të UÇK-së në Karadakun e Shkupit.

Ngjarja qendrore, Akademia Përkujtimore, do të mbahet në orën 17:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup, me pjesëmarrjen e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë, studentëve dhe qytetarëve.