Ministria e Arsimit ende nuk i ka përmirësuar vërejtjet e Revizionit për Konviktin në Tetovë, kuzhina jashtë funksionit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe pas pesë muajve nuk i ka përmirësuar vërejtjet të cilat i konstatoi Enti Shtetëror i Statistikave për Konviktin Studentor në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Revizorët mes tjerash konstatuan se u lëshua në përdorim pa kontroll teknik të objektit dhe pa miratim për kryerjen e veprimtarisë, ndërsa se edhe mensa (kuzhina) nuk është vendosur në përdorim.

Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit para pesë muajsh thanë për Portalb se do t’i korrigjojnë këto gabime, të njëjtat nuk i kanë bërë ende.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani thotë se po ndërmarrin aktivitete për përfundimin e plotë teknik të projektit bazë, në përputhje me vërejtjet e Entit Shtetëror për Revizion.

“Para gjashtë muajsh u realizua një procedurë e prokurimit publik për përzgjedhjen e një operatori ekonomik që do ta përfundonte tërë procedurën, por ajo nuk ishte e suksesshme, pasi kompanitë që aplikuan nuk dorëzuan dokumentacion të plotë. Së shpejti, prokurimi publik do të përsëritet, ndërsa më pas do të shpallet edhe procedura për rregullimin e kuzhinës dhe vënien e saj në funksion”, thanë nga Ministria e Arsimit.

Për këto probleme Portalb.mk ka shkruar rregullisht me një seri tekstesh.

Përndryshe, konvikti studentor në Tetovë u lëshua në përdorim me 1 nëntor 2023 pas shumë zvarritjeve të punimeve dhe premtimeve të cilat datojnë që nga viti 2016.